Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Buffoni e sheh Donnarumman si pasardhës të tij

Gianluigi Buffon ka thënë se e sheh si pasardhës të vetin portierin e ri Gigio Donnarumma.

Portieri i Juventusit konsiderohet si më i miri i të gjitha kohëve dhe me shumë gjasa pritet të pensionohet verën e ardhshme pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pasardhës i imi? Për momentin më interesanti është Donnarumma, në nivel europian është ende i ri, por është normale që të gjithë të interesohen për të”, ka thënë Buffon.

“Është djalosh me aftësi të jashtëzakonshme, por në përgjithësi unë lavdëroj portierët e mirë. Më pëlqen të shoh një portier që bën gjeste të mira. Nëse Neyeri, Courtois ose De Gea bëjnë diçka mirë, i shijoj ato dhe ndjej admirim”.