Gigi Buffon ka qenë bashkë me trajnerin Ventura, në konferencën për shtyp, 24 orë para sfidës vendimtare me Suedinë, në Milano. Kapiteni i ‘të kaltërve’ tregoi se presioni është i lartë, por dëshira për të përmbysur rezultatin është akoma më e lartë.
“Duke parë situatën që ndodhemi, duhet të pranoj se ka shumë tension. Duam të përmbysim rezultatin dhe dëshira për të arritur këtë objektiv është më e lartë se tensioni. Është një sfidë shumë e rëndësishme jo vetëm për ne, por për të gjithë kombin tonë. Në karrierën time më ka ndodhur shpesh të jem me një këmbë brenda dhe tjetrën jashtë, por më së shumti kam përfunduar brenda”, tha Buffon, transmeton Supersport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortieri i Italisë dhe Juventusit, i bëri një apel edhe tifozerisë, që të ngjyrosë ‘San Siron’ më ngjyrat e flamurit italian.