Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brugge thyen rekordin belg me transferimin e Yaremchukut

Club Brugge ka thyer rekordin e transferimeve në ligën belge me sulmuesin nga Ukraina, Roman Yaremchuk. 26-vjeçari u prezantua të martën te Brugge, ekip që pagoi 16 milionë euro për ta transferuar nga Benfica. Yaremchuk me ekipin belg ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026.

Tarifa e paguar nga Brugge, ka thyer rekordin e Belgjikës për një futbollist të transferuar. Rekordin deri më tani e ka mbajtur Standardi që në vitin 2019 e bleu mbrojtësin Zinho Vanheusden për 11.7 milionë euro.

Po ashtu, Brugge ka thyer edhe rekordin e klubit me transferimin e Yaremchukut, pasi ditë më parë pagoi 10 milionë euro për mesfushorin Raphael Onyedika për ta transferuar nga Midtjyllandi. Në fillim të gushtit, Brugge vendosi gjithashtu rekord belg për shitjen e lojtarëve, pasi mori 35 milionë nga Milani për mesfushorin Charles De Ketelaere.