Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brugge shkarkon Parkerin

Scott Parker më nuk është trajneri skuadrës Club Brugge, pasi ekipi belg të mërkurën ka njoftuar për shkarkimin e tij. Parker është shkarkuar një ditë pas humbjes së thellë në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve nga Benfica me rezultatin 5:1. Brugge u eliminua nga Championsi me rezultatin e përgjithshëm 7:1.

Parker ishte në krye të Brugget për mëshumëse dy muaj, por rezultatet jo të mira sollën në largimin e tij. Ai në këtë post pati zëvendësuar Carl Hoefkensin dhe në 12 ndeshje nën drejtimin e tij, Brugge regjistroi vetëm dy fitore.

“Scott Parker më nuk është trajner i Club Brugget”, ka shkruar shkurt ekipi belg në njoftim. Parker më herët ka qenë edhe trajner i Fulhamit dhe Bournemouthit.

Artikuj të ngjashëm