Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bournemouthi shkarkon trajnerin Parker

Scott Parker më nuk është trajner i skuadrës së Bournemouthit. Ekipi nga Premier League ka njoftuar të martën se e ka shkarkuar Parkerin.

Shkarkimi i Parkerit ka ardhur pak ditë pas humbjes së thellë të Bournemouthit në kampionat nga Liverpooli me rezultatin 9:0.

“Bournemouthi njofton se ka ndarë rrugët me trajnerin Scott Parker”, thuhet në komunikatën e klubit.

41-vjeçari Parker ka qenë në krye të Bournemouthit prej vitit të shkuar, ndërsa këtë edicion ka regjistruar vetëm një fitore në katër ndeshje të luajtura në Premier League.

Trajner i përkohshëm i Bournemouthit, do të jetë Gary O’Neil që do të ndihmohet nga Shaun Cooper e Tommy Elphick.