Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brown shkëlqen në fitoren e Bostinit ndaj Chicagos

Një ditë pasi u mësua se Kyrie Irving do të duhet t’i nënshtrohet operimit të dytë në gju dhe se do ta humbë sezonin, Boston Celtics e arriti fitoren e shtatë në nëntë takime, pasi e mposhti skuadrën Chicago Bulls, 111:104.

Jaylen Brown shënoi më së shumti pikë në karrierën e tij personale, 32 gjithsej, duke qenë shtatë herë nga vija për tri pikë, kurse Greg Monroe pati triple-double me 19 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime, transmeton Sporti në KTV.

Për Monroen kjo ishte arritja e dytë në karrierë që prej 7 nëntorit të vitit 2012 kundër Detroit Pistons.

Artikuj të ngjashëm