Brentfordi ka shënuar fitoren e tretë në Premier Leaguen angleze në edicionin aktual.
Brentfordi të shtunën fitoi në udhëtim te Chelsea në stadiumin “Stamford Bridge”, me rezultatin 2:0.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 10-të të elitës së futbollit anglez.
Golat e fitores në derbin e Londrës Perëndimore i shënuan Ethan Pinnock në minutën e 58-të dhe Bryan Mbeumo, në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ishte në bankën rezervë te mysafirët, që tani kanë 13 pikë në dhjetë ndeshje, një më shumë se “blutë e Londrës”.