Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mposhtet sërish, humb nga Brentfordi

Chelsea ka pësuar një tjetër humbje, të gjashtën në serinë e tetë ndeshjeve pa fitore.

Në këtë seri, “blutë” e Londrës kanë marrë vetëm dy barazime.

Të mërkurën në mbrëmje, Chelsea u mposht në shtëpi nga skuadra e Brentfordit 2:0. Brentfordi fitoi pas gjashtë ndeshjeve në Premier League.

Ndeshja e së mërkurës mbrëma i takoi xhiros së 33-të të elitës angleze të futbollit.

Cesar Azpilicueta në minutën e 37-të shënoi autogol për epërsinë e parë të skuadrës vizitore, kurse në minutën e 78-të, sulmuesi Bryan Mbeumo, realizoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Edhe Brentfordi turpëron Chelsean Futboll Brentfordi turpëron Chelsean

Pas 33 ndeshjeve të luajtura, Brentfordi ka 47 pikë dhe zë vendin e nëntë.

Chelsea në pozitën e 11-të, me 32 ndeshje të luajtura ka 39 pikë.