Në shikim të parë mund të duket një shou mashkullor për të matur forcat me qëllim që të fitojnë vëmendjen e kamerieres që sjell birra.
Por, sporti gjerman i mundjes së gishtave, i njohur si Fingerhakeln, nuk është vetëm lojë e rastësishme që lind duke pirë gjatë "Oktoberfest", përcjell Koha Ditore shkrimin e Barbend.com.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, si shumicën e gjërave (birra, prodhimi i veturave dhe të qenit në kohë), gjermanët e marrin këtë aspekt të kulturës së tyre shumë seriozisht.
Sporti daton që nga shekulli i 17-të dhe derisa historikisht, mundja e gishtave thuhet të ketë qenë metodë për të zgjidhur një mosmarrëveshje mes burrave, sot është një sport i organizuar ku ka gara vjetore në grupmosha dhe peshë të ndryshme në Bavari, në Austri dhe në regjionet alpine të perëndimit të Evropës.
Dhe në thelb, mundja e gishtave përfshin dy burra që ulen përballë njëri-tjetrit në një tavolinë druri, me gishtat e mesëm të lidhur me një shirit lëkure dhe tentojnë të ngrehin kundërshtarin në anën tjetër të tavolinës...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.