Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili mposht Kroacinë, Neymari rikthehet me gol

Brazili ka fituar miqësoren ndaj Kroacisë të zhvilluar sot në Anfield Road.

Një lajm i mirë për kombëtaren braziliane ishte rikthimi në fushë i yllit kryesor të skuadrës, Neymarit, i cili tregoi edhe njëherë se sa i rëndësishëm është për kombëtaren e tij, transmeton Koha.net.

2 me 0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, me golin e parë të shënuar nga Neymari në minutën e 69, pas asistimit nga Coutinho.

Kurse në minutën e 90+3 ishte ylli i Liverpoolit, Roberto Firmino që shënoi pas asistimit nga Casemiro.