Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili mposht Gjermaninë në “nxehje” para Botërorit

Brazili ka mposhtur kampionen botërore, Gjermaninë me rezultat 1 me 0 në miqësoret e ashtuquajtura “nxehje” para fillimit të Kampionatit Botëror.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi 20-vjeçari Gabriel Jesus.

Kjo fitore e Brazilit po konsiderohet si hakmarrje ndaj Gjermanisë që në Botërorin e fundit i mposhti brazilianët me rezultat të thellë 7 me 1.