Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili luan kundër Ekuadorit

Brazili do të luajë në Kupën e Amerikës kundër Ekuadorit në duelin e radhës, ndërsa përgatitjet po i vazhdon në kampin stërvitor në Teresopolis.

Neymari dhe Thiago Silva u kursyen nga pjesa e parë e stërvitjeve për të bërë regjenerim në palestër, ka njoftuar Federata e Futbollit të Brazilit.

Brazili është kualifikuar po ashtu në çerekfinale të Kupës së Amerikës dhe do të luajë me vendin e katërt të Grupit A.