Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Braga fiton ndeshjen e parë ndaj Panathinaikosit

Braga e Portugalisë ka shënuar fitore të mërkurën mbrëma ndaj Panathinaikosit të Greqisë.

Braga mposhti ekipin grek 2:1, në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve.

Abel Ruiz shënoi në minutën e 51-të golin e parë, kurse të dytin Alvaro Djalo në minutën e 73-të.

Për 2:1 realizoi Daniel Mancini në minutën e 95-të. Ndeshja kthyese luhet më 31 gusht.

Artikuj të ngjashëm