Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bournemouthi anulon vendimin për pushim të përkohshëm të punëtorëve

Klubi i Premier Leagues, Bournemouth, ka tërhequr vendimin për të dërguar në pushim të përkohshëm punëtorë të tij.

Kjo është bërë e ditur të martën mbrëma nga klubi anglez i futbollit. Drejtorët e klubit kanë thënë se kritikat që morën pas vendimit, i kanë bërë ata që të ndryshojnë qëndrim.

Bournemouthi bëhet klubi i tretë i Premier Leagues që ndryshon mendje lidhur me pushimin e përkohshëm të stafit gjatë krizës së koronavirusit, pas Liverpoolit dhe Tottenhamit.

“Ne kemi dëgjuar tifozët tanë dhe kemi tërhequr vendimin për të dërguar në pushim të përkohshëm këta punëtorë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Më 1 prill Bournemouthi ka pushuar një pjesë të stafit. Punëtorët e pushuar është dashur të paguhen nga një skemë qeveritare.

Trajneri i Bournemouthit Eddie Howe u bë i pari në Premier League që në mënyrë vullnetare hoqi dorë nga një pjesë e pagës gjatë pandemisë. Edhe pjesëtarë tjerë të klubit u pajtuan për ulje të pagave.

Edhe Liverpooli kërkon falje dhe tërheq vendimin për pushim të përkohshëm të punëtorëve Sport Liverpooli kërkon falje dhe tërheq vendimin për pushim të përkohshëm të punëtorëve

Newcastle United dhe Norwich City tashmë janë klubet e vetme që kanë dërguar punëtorë në pushim të përkohshëm.