Antonio Rudiger nuk luajti për Gjermaninë në ndeshjen kundër Omanit, ndeshje të cilën gjermanët e fituan 1:0. Por, Rudiger do të jetë pjesë e përbërjes së Gjermanisë në Kupën e Botës që nis të dielën.
Dhe, ai do të paraqitet kundër pronarit të shtëpisë ku jeton, portierit të Kosta Rikës, Keylor Navasit.
Ndaj Kosta Rikës, Gjermania e luan ndeshjen e tretë në grupin E. Ndeshja do të luhet më 1 dhjetor.
Mbrojtësi Rudiger jeton me qira në shtëpinë në Madrid të portierit tashmë të PSG-së, Navas.
I pyetur nga “Bild” nëse Navas do ta largonte Rudigerin nga shtëpia nëse Gjermania eliminon Kosta Rikën nga Kupa e Botës, ai ka theksuar se nuk beson të ndodhë.
Edhe
Yjet refugjatë të Kupës së Botës
“Përderisa e paguaj qiranë në kohë, nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Keylor është një portier i madh, të cilin nuk e nënvlerësoj. Por, sigurisht se ne duam ta mposhtin atë dhe Kosta Rikën”, ka thënë Rudiger.
Në grupin E bashkë me Gjermaninë dhe Kosta Rikën, janë edhe Spanja dhe Japonia.