Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Botërori me 48 ekipe do të zhvillohet brenda një muaji

FIFA do të marrë një vendim në mars nëse do të zgjerojë turneun nga 32 në 48 ekipe.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se Kupa e Botës 2022 duhet të luhet në vetëm 28 ditë, edhe nëse zgjerohet në 48 skuadra.

Një garë me 48 ekipe brenda 28 ditëve ka gjasa të kërkojë gjashtë ndeshje në disa ditë, në mënyrë që të përshtatet formati i plotë 80-lojë gjatë orarit 21 nëntor-18 dhjetor në Katar, transmeton KP.

Infantino u tha gazetarëve në selinë e FIFA-s se "ne nuk mund ta bëjmë turneun më gjatë". Ai shtoi se duke luajtur më shumë lojëra në të njëjtën kohë "nuk është ideale".

Nëse Katari nuk do të jetë në gjendje i vetëm të organizojë botërorin me 48 ekipe, Infantino pranon se ka vetëm një shans "të vogël" për ndarjen e mbajtjes së Kupës Botërore me vendet fqinje.