Qyteti i Londrës ka përfituar 120 milionë euro të hyra si rezultat i organizimit të Kampionatit Botëror të atletikës dhe para-atletikës.
Më tepër se një milionë njerëz blenë bileta për të vizituar stadiumin e Londrës pasi që kryeqendra e Anglisë u bë qyteti i parë që organizoi të dy ngjarjet në të njëjtin vit, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se "Londra 2017" ka ofruar kujtime jetësore për shumëkënd.
"Londra padyshim është kryeqendra sportive e botës", ka thënë Khan...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)