Sport

Botërori 2022 mund të jetë i fundit për Neymarin te Brazili

Kampionati Botëror që mbahet vitin e ardhshëm mund të jetë i fundit me fanellën e Brazilit për yllin e Paris Saint-German, Neymar. Pensionimin e mundshëm nga Brazili, Neymar e ka zbuluar në dokumentarin “Neymar Jr, Dinasia e Mbretërve” nga DAZN, shkruan uebfaqja braziliane “uol.com.br”.

Intervista është regjistruar në prill, por vetëm tash është publikuar. “Unë e shoh atë si të fundit, sepse nuk e di nëse do të jem më mirë në kokën time për t’i bërë ballë më shumë futbollit”, ka thënë braziliani në intervistën për dokumentarin. Me të dëgjuar intervistën e Neymarit, drejtori i PSG-së, Leonardo e ka telefonuar për të dëgjuar rreth planit të tij të karrierës. Numri 10 i PSG-së rinovoi kontratën me PSG-në deri në qershor të vitit 2026, një muaj pas regjistrimit të intervistës për dokumentar.