Sport

Bota e shokuar me vdekjen e Bryantit

Foto: Reuters

Lajmi për vdekjen e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, ka shokuar gjithë botën.

Rrjetet sociale janë mbushur me reagime të njerëzve që kanë kujtuar basketbollistin i cili njihet si ndër më të mirët në histori.

Yje të shumta të sportit në botë kanë shprehur po ashtu në rrjete sociale mërzinë për vdekjen e Bryantit, i cili vdiq në një aksident me helikopter.

“Jo Zot, të lutem jo”, ka shkruar ish-basketbollisti Dwayne Wade.

“JOOOOO. Nuk mund ta besoj këtë”, ka shkruar ish-futbollisti Didier Drogba.

“Akoma nuk mund ta besoj”, ka shkruar legjenda e atletikës, Usain Bolt.

“Jemi thellësisht të mërzitur që mësuam për vdekjen e Kobe Bryantit. Mendimet tona dhe lutjet janë për familjen dhe miqtë e tij”, ka shkruar Dortmundi.

“Do të të kujtojmë gjithmonë. U prehsh në paqe”, ka shkruar Beshiktashi.

“S’kemi fjalë për të shprehur se sa jemi të shokuar për lajmin tragjik për vdekjen e një nga sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe një fansi rosoner, Kobe Bryant”, ka shkruar klubi i futbollit nga Italia, Milani.