Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bostoni në gjysmëfinale të Lindjes

Pasi pësuan dy humbje në dy ndeshjet e para në Play-Off ndaj Chicago Bullsit, Boston Celtics, u kthye me katër ndeshje radhazi të fituara për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të konferencës së Lindjes.

Në takimin e gjashtë, Celtics ishte në avantazh vazhdimisht, derisa diferenca më e thellë shkonte edhe deri në 30-të, ndërsa në fund triumfoi 105:83, transmeton Sporti në KTV.


Lojtari më i dalluar në parket te Bostoni ishte Avery Bradley me 23 pikë të shënuara, teksa te “Demat”, Jimmy Butler shënoi 23 pikë, por që mbetën vetëm për statistika.

Artikuj të ngjashëm