Jaylen Brown dhe Jayson Tatum shënuan nga 26 pikë secili për ta udhëhequr Bostonin në suksesin e dytë rresht, ndryshe prej Detroitit që pësoi disfatën e katërt nga pesë duelet e fundit.
I riu Grant Williams shtoi 18 pikë nga banka rezervë ndërsa Enes Kanter shtoi 18 kërcime për Celtics, transmeton KTV.
Tek ekipi i Detroit Pistons nuk është se u dallua shumë ndonjë basketbollist në takimin e humbur edhe pse me shumë mungesa, pasi për shkak të dëmtimit të gjurit munguan Blake Griffin, Luke Kennard dhe Christian Wood.
Andre Drummond shënoi 12 pikë e 11 kërcime.
Artikuj të ngjashëm