Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bosnja e Beqiragiqit nuk e kalon grupin në Eurobasket

Bosnjë-Hercegovina nuk ka kaluar grupin në Eurobasket. Në ndeshjen vendimtare, Bosnja u mposht nga Lituania me rezultatin 87:70.

Ndeshja e grupit B u luajt në Koeln të Gjermanisë të mërkurën pasdite.

Pas çerekut të parë të barabartë, lituanët janë shkëputur në të dytin, të cilin e fituan me rezultatin 28:14. Dy çerekët e fundit ishin sërish thuajse të barabartë.

Jonas Valanciunas udhëhoqi Lituaninë me 13 pikë e 15 kërcime. Xhanan Musa ishte më i miri te Bosnja me 22 pikë e pesë asistime.

Bosnjën e udhëheq trajneri i Yllit, Adis Beqiragiq.

Bosnja kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Hungarisë, ndërsa më pas kishte pësuar nga Gjermania. Në xhiron e tretë të fazës grupore shënoi fitore të madhe ndaj kampiones aktuale, Sllovenisë. Më pas humbi nga Franca dhe tani edhe nga Lituania.

Edhe Polonia e eliminon Bosnjën e Beqiragiqit Basketboll Polonia e eliminon Bosnjën e Beqiragiqit

Lituania ka humbur rresht nga Sllovenia, Franca dhe Gjermania. Të martën fitoi ndaj Hungarisë dhe me fitoren ndaj Bosnjës siguroi vendin e katërt në grupin B.

Prej këtij grupi në fazën e dytë avancojnë Gjermania, Sllovenia, Franca dhe Lituania. Bosnja dhe Hungaria eliminohen.