Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boris Becker dënohet me dy vjet e gjysmë burgim

Ish-kampioni i Wimbledonit, Boris Becker, është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për fshehjen e aseteve dhe kredive me vlerë 2.5 milionë funte për të shmangur pagesën e borxheve, shkruan BBC.

Gjashtë herë fituesi i Grand Slamit kishte mohuar se kishte thyer ligjet e falimentimit në Britaninë e Madhe, pasi u shpall i falimentuar më 2017-n, duke u detyruar kreditorëve pothuajse 50 milionë funte.

Becker, 54 vjeç, u shpall fajtor për katër akuza sipas Aktit të Falimentimit. Ai u lirua për 20 akuza.

Artikuj të ngjashëm