Sulmuesi italian, Fabio Borini, në janar pritet të largohet nga Milani për t’u kthyer në Premier League, te Crystal Palace që ka shprehur interesim për transferimin e tij, përcjell “Gazzetta dello Sport” të martën.
Milani është i gatshëm ta lërë të lirë Borinin të transferohet tek ekipi anglez, duke ia shkëputur kontratën që i skadon në vitin 2021, transmeton Koha Ditore. Borini këtë edicion nuk bën pjesë në planet e Milanit, pasi deri më tani ka regjistruar vetëm dy paraqitje në Serie A.
Borini te Milani u transferua në vitin 2017 nga Sunderlandi, kurse në Angli ka bërë karrierë edhe te Liverpooli, Chelsea e Swansea.
Krahas Palacet, interesim për Borinin ka treguar edhe Genoa.
Artikuj të ngjashëm