Bora, veçanërisht kur bie në sasi të madhe, mund të ketë ndikim të madh në futboll. Thjesht, e bën këtë lojë edhe më të vështirë për t'u luajtur.
Nëse merret shembull rajoni Murmansk që gjendet brenda Rrethit Arktik në Rusinë veriperëndimore; dimri në këtë regjion është shumë i ashpër. Bora e mbush këtë vend me të përfunduar stina e vjeshtës dhe qëndron me muaj të tërë.
Të luash futboll në rajonin Murmansk është një sfidë shumë e madhe. Megjithatë, ka prej atyre që jetojnë në këtë rajon dhe vazhdojnë të luajnë futboll, pavarësisht vështirësive. Njëri prej këtyre të rinjve që nuk heqin dorë nga ëndrra për t'u bërë futbollist është edhe 14-vjeçari, Ivan Grebelkin. Ai jeton në Monchegorsk, qytet prej 40 mijë banorëve në gadishullin Kola, 145 kilometra në jug të rajonit Murmansk.
"Unë jetoj në Rrethin Arktik, një vend ku dielli nuk shihet fare në qiell gjatë stinës së dimrit dhe është me të vërtetë shumë ftohtë. Ka shumë borë dhe toka është vazhdimisht e ngrirë. Ne kemi borë prej muajit tetor deri në maj. Kur ka borë edhe qarkullimi është i pamundur", shpjegon Grebelnik. "Edhe gjatë stinës së verës nuk është ngrohtë, kështu që është normale të shohim borën edhe në këtë periudhë. Në dimër, errësohet në orën 15:00 dhe është shumë vështirë".
Grebelnik shton se njerëzit në këtë vend janë mësuar të jetojnë në kushte të tilla. Thotë se gjithçka është normale, edhe kur e shohin borën gjatë verës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
AS: Fushat artificiale, arsyeja e Norvegjisë së suksesshme
-
Shkollat verore në kryeqytet ndihmojnë komunitetet në gjithëpërfshirje
-
Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë në verën e Krimesë
-
Temperatura të pabesueshme në ndeshjen Norvegjia-Anglia
-
Ndeshja Angli – Norvegji mund të shtyhet