Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bora përfshin Rusinë, priten temperatura deri -50 gradë

Stuhitë e borës kanë përfshirë disa zona të Rusisë veçmas Moskën që po përballet me një nga reshjet më të mëdha të dëborës në dekada.

Sipas meteorologëve, një ciklon me reshje bore gjatë 24 orëve pa ndalë solli një nga stuhitë më të forta të borës që ka goditur Moskën në 60 vjet, shkruan Reuters.

Më shumë se një e pesta e rënies mesatare të borës për muajin dhjetor u regjistrua në vetëm 24 orë në stacionet metrologjike në të gjithë Moskën, ku rrugët ishin të mbuluara me borë dhe shoferët luftuan për të nxjerrë makinat e tyre nga hapësirat e parkimit.

Faqja e internetit e motit Gismeteo shkroi se reshjet totale të borës në dhjetor në Moskë mund të arrijnë deri në 50 centimetra.

Televizioni rus ka njoftuar se shkollat në disa rajone janë mbyllur.

Artikuj të ngjashëm