Leonardo Bonucci e ka quajtur Juventusin “shtëpia ime” pas rikthimit nga Milani, 12 muaj nga largimi.
Në verën e vitit të kaluar ai i dha fund gjashtë sezoneve te Juve, duke u transferuar te Milani, por italiani sot u zyrtarizua me rikthim kur u shkëmbye me Mattia Caldaran.
“Ishte e vështirë ta imagjinoja se kjo do të ndodhte, por është fantastike që kjo ndodhi”, ka thënë Bonucci.
“Jam i lumtur. Torino dhe Juventusi është shtëpia ime dhe jam i lumtur që u ktheva”, ka thënë mbrojtësi.
Do të mbetet të shihet reagimi i fansave të Juventusit që sot disa prej tyre e mirëpritën dhe disa të tjerë e vërshëllyen.