Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bologna ndal në barazim Interin në pjesën e parë

serie a, sport, futboll, interi, bologna

Kampioni i Italisë, Interi nuk ka arritur ta ruajë epërsinë e hershme përballë Bolognas. Pjesa e parë e ndeshjes Bologna – Inter është mbyllur baras, 1:1.

Ky takim është duke u zhvilluar të mërkurën dhe i takon javës së 20-të të mbetur italiane të Serie A.

Interi kaloi që në minutën e tretë në epërsi ndaj Bolognas. Ishte Ivan Perishiq që shënoi golin e epërsisë së parë të Interit.

Në minutën e 28-të, Bologna barazoi shifrat në 1:1. Golin e barazimit e shënoi sulmuesi Marko Arnautoviq.