Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieri shqiptar “fajtor” që u shty meçi i shumëpritur mes Furyt e Usykut

Boksieri shqiptar me shtetësi kroate Agron Smakiqi është “fajtori” që u shty meçi i shumëpritur për titullin e kampionit të padiskutueshëm në kategorinë e rëndë mes Tyson Furyt e Oleksandr Usykut.

Meçi për katër titujt më të mëdhenj të boksit profesionist (WBC, WBA, IBF dhe WBO) ishte paraparë të mbahej më 17 shkurt në Riad të Arabisë Saudite, por u shty shkaku i një lëndimi të Furyt mbi syrin e djathtë. Lëndimin Fury e mori pikërisht gjatë sparringut me Smakiqin.

Madje është publikuar edhe një video ku shihet Smakiqi duke e goditur Furyn. Duket sikur ai po e godet kampionin e versionit WBC me bërryl.

“Ndodhi në mëngjes në sparring me boksierin kroat që e zuri me bërryl”, ka thënë promotori i Furyt, Frank Warren në fundjavë.

Smakiqi në boksin profesionist ka 20 fitore e dy humbje, ndërsa ai kishte boksuar për titull të Evropës në mars të vitit të kaluar, kur u mposht nga turku me shtetësi gjermane Agit Kabayel.

Edhe Smakiqi: Tyson Furyn e godita, jam nga Kosova dhe pres një luftë të madhe Sport Smakiqi: Tyson Furyn e godita, jam nga Kosova dhe pres një luftë të madhe

Smakiqi duke folur për “Boxing Talk”, ka thënë se nuk ndihet keq për situatën.

Image
Agron Smakiqi gjatë ushtrimeve (Foto: Facebook)

“Ishte një goditje e pastër, kështu që nuk ndihem keq”, tha Smakiqi.

Smakiqi i ishte shtuar partnerëve të sparingut të Furyt, në mesin e të cilëve ishin Jai Opetaia dhe britaniku Moses Itauma.

Smakiqi më herët kishte bërë sparing edhe me Anthony Joshuan.

Furyt është thënë se i duhen së paku 90 ditë për t’u rikuperuar.

Është caktuar tashmë data e re për duelin mes Furyt e Usukyt. Do të mbahet më 18 maj në Riad të Arabisë Saudite.

Edhe Smakiqi dyshon që Fury do të pensionohet Luftarake Smakiqi dyshon që Fury do të pensionohet