Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieri Murati pëson humbje në Lojërat Mesdhetare

Boksieri Lorent Murati ka pësuar disfatë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Boksieri i kategorisë deri 57 kilogramë humbi nga boksieri sirian, Belal Joukhdar.

Ai humbi 2:1 me vlerësim të tre gjyqtarëve. Trajneri i Kosovës, Besim Brahimi thotë se vlerësimi nuk ka qenë korrekt nga gjyqtarët.

“Lorent Murati bëri një boks spektakolare. Ia humbën ndeshjen. Lorenti e rrahu kundërshtarin, ndërsa pikët nuk i jepeshin nga gjyqtarët. Gjyqtarë janë shumica e tyre. Vetëm Latif Demolli dhe një italian janë nga Evropa, tjerët janë nga kjo anë”, ka thënë Brahimi për KOHËN.