Gjyshi i Isaac Dogboes, që ishte mbret, e kishte dërguar atë në Angli për t'u bashkuar në moshën tetëvjeçare me babanë dhe për të përfunduar shkollimin.
Trgburi Sri III, udhëheqës i shtetit Anlo në rajonin Volta të Ganës, nuk ishte mësuar që të kundërshtohej. Kështu që kur mësoi se Isaacu i ri po stërviste boks, atij iu thye zemra, shkruan sot Koha Ditore.
Babai i tij, Pauli, kishte vendosur se i biri i tij, Isaac, është tepër i vogël për të luajtur futboll dhe kështu shtatshkurtri (157 centimetra) u fut në sportin brutal të boksit.
Pesëmbëdhjetë vite e 19 meçe profesioniste më vonë dhe Isaac Dogboe është kampion bote në boks profesionist në versionin WBO në kategorinë super-bantam.
I njohur me nofkën "Stuhia Mbretërore", storia e Dogboes e bën atë një prej kampionëve më të papritur të boksit.
Edhe
Kundërshtari i Usykut - legjendë e kikboksit dhe mik i aktorit Statham
Mirëpo ajo storie përkrah ëndrrave për të përfunduar universitetin, buzëqeshjes së tij dhe fuqisë së madhe që ka, duhet ta bëjnë atë një prej kampionëve më të popullarizuar.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)