Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieri britanik ndërron jetë pas meçit që e fitoi

Boksieri britanik Scott Westgarth ka ndërruar jetë në spital të hënën, pasi ishte ndier keq pas një meçi të kategorisë gjysmë të rëndë në Doncaster të shtunën.

Westgarth, 31-vjeçar, kishte fituar ndeshjen eliminatore për titull të Anglisë kundër Dec Spelmanit me pikë, shkruan Koha Ditore.

Ai po ndiente dhimbje gjatë intervistës pas meçit dhe ishte dërguar në spital pasi kishte kolapsuar në zhveshtore. Pjesa tjetër e mbrëmjes ishte anuluar.

Westgarth, që ishte autsajder në përballjen e së shtunës, po ndiqte mundësinë për të luftuar për titull të Anglisë. Ai shënoi fitoren e shtatë, ka edhe dy humbje e një barazim. Ndërsa Spelman pësoi humbjen e tij të parë në karrierë.

Lajmi për vdekjen e Westgarthit është bërë i ditur nga promotorja e meçit të fundjavës Stefy Bull... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm