Boksieri mitrovicas, Remzo Mustafiq ka siguruar medalje për Kosovën në kampionatin evropian për të rinj që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.
Mustafiq boksoi të martën mbrëma në kategorinë deri 91 kilogramë dhe e mposhti izraelitin Manuchar Kriheli. Sipas njoftimit të KOK-ut, me këtë fitore Mustafiq e ka të sigurt medaljen e bronztë evropiane.
Në Evropianin për boksierët 17 e 18-vjeçarë, Mustafiq bokson në gjysmëfinale të premten. Ai ka pretendime për të kaluar në finale.
Kosova është prezantuar edhe me Luar Aliun e Çlirim Berishën që kanë humbur meçet e para.
Artikuj të ngjashëm