Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Mustafiq ndalet në çerekfinale

Boksieri i talentuar i Kosovës, Remzo Mustafiq nuk ka mundur të fitoi medalje në turneun e madh ndërkombëtar, “Stranxha”, që po mbahet në Bullgari. Mustafiq të enjten mbrëma boksoi në çerekfinale të kategorisë deri 86 kilogramë. U mposht nga boksieri ukrainas Serhill Horoskov.

Për Mustafiqin ishte meçi i parë në turneun e madh të boksit amator.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, Mustafiq ka dhënë çdo gjë nga vetja, por është vërejtur përvoja e ukrainasit.

“Mustafiq këtë vit ka kaluar te seniorët. Në të ardhmen presim rezultate prej tij”, shkruan në njoftimin e Federatës.

Artikuj të ngjashëm