Luan Morina ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian të shkollarëve në boks që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës.
Morina të martën në çerekfinale e mposhti hungarezin Laszlo Horvath me rezultat 4:0, dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale duke e siguruar së paku të bronztën.
Morina në luftën e parë në Sarajevë mposhti bjellorusin Saveli Sabaleuski.
Medalje ka siguruar edhe boksierja Suela Canolli. Canolli me short kaloi direkt në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale të martën pësoi nga boksierja ruse Arina Pavlova, por siguroi të bronztën.
Artikuj të ngjashëm