Donjeta Sadiku e ka mposhtur ish-kampionen e botës në boks profesionist, francezen Maiva Hamadouche.
Ajo mposhti francezen të martën në turneun “Balkan” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Sadiku garon në kategorinë deri 60 kilogramë, ndërsa pak muaj më parë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.
Kundërshtarja e Sadikut, francezja Hamadouche, ka qenë kampione bote në boksin profesionist. Në profesionalizëm ka bilanc prej 22 fitoresh e dy humbje. Në boks amator ishte nënkampione e Evropës në vitin 2019. Pas suksesit në botëror, Sadiku synon medalje të artë në Evropianin që do të mbahet nga 11 deri më 23 tetor në Budvë të Malit të Zi.
Artikuj të ngjashëm