Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bojku nga Shkëndija huazohet te Feronikeli

Besmir Bojku është huazuar te Feronikeli, pak pasi ka vazhduar kontratën me Shkëndijën e Tetovës.

Klubi nga Maqedonia ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me mesfushorin nga Struga, deri më 2022.

Shkëndija pas njoftimit për zgjatje të kontratës ka bërë të ditur se ka vlerësuar se interes i përbashkët ishte që 24-vjeçari të ketë më shumë hapësirë për lojë dhe për këtë e ka huazuar për sezonin e ardhshëm te kampioni i Kosovës.

Ndërkohë nga radhët e Shkëndijës është larguar sulmuesi, Izair Emini.

Në sezonin e fundit ai ka pasur 28 paraqitje dhe ka realizuar pesë gola e pesë asistime. Është dy herë kampion me Shkëndijën e një herë fitues i Kupës. Tri herë rresht ka marrë pjesë në pla-off të Ligës së Evropës.