Qyteti në lartësi të madhe mbidetare Eldoreti, në perëndim të Kenias, është i njohur si vend që nxjerr kampionë në vrapime të shtigjeve të mesme dhe të gjata, më i njohuri nga ta, Kipchoge Keino.
Fituesi i dy medaljeve të arta dhe dy të argjendta në Lojërat Olimpike Verore në Mexico City më 1968 dhe Muenchen më 1972, Keino, ka kohë që ka ndërtuar një qendër stërvitore në lartësi mbidetare rreth 2.500 metra për atletët elitarë kenianë dhe një stadium të ri në Eldoret, që mban emrin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi Keino, Philip Boit rrjedh nga Eldoreti. I lindur në një familje të bujqve, ai zhvilloi talentin e tij të vrapimit në shtigje të mesme dhe kishte shpresën se do të arrinte sukseset e xhaxhait të tij, Mike Boit, një koleg i Keinos që kishte fituar të bronztën në 800 metra vrapim në “Muenchen 1972”.
“Kam nisur të vrapoj në shkollë të mesme”, shpjegon Philip, shkruan “Olympic.org”, transmeton “Koha Ditore”. “Kam vrapuar në 800 dhe 1.500 metra dhe më pas zbulova skijimin cross-country. I bëra të dy këto deri në vitin 2000 dhe më pas vendosa të hiqja dorë nga vrapimi dhe të merresha vetëm me skijim”.
Në një vend ku nuk ka borë, Boit sigurisht nuk ka zgjedhur rrugën e lehtë. Shija e tij e parë e borës erdhi në rrugëtimin në Finlandë, në dimër të stinorit 1995/96, rrugë që ishte në gjendje ta bënte falë përkrahjes nga një kompanie lidere botërore të veshjeve sportive.
“Moti i ftohtë ishte sfidë e vërtetë, pasi ishte minus 17 gradë celsius kur arrita në Helsinki”, rikujton Boit. “Nuk po mund të balancohesha me ski. Vazhdoja të rrëzohesha”.
Mirëpo keniani i përkushtuar shpejt u mësua me pajisje dhe zhvilloi një shije për skijimin cross-country. Atij iu bashkua bashkëkombësi Henry Bitok në Finlandë, i cili u bë partner sparingu në dy vjetët e ardhshëm derisa u përgatit për Lojërat Olimpike Dimërore në Nagano, në vitin 1998.
Boit siguroi vendin e vetëm në skuadrën e Kenisë në skijim cross-country për Nagano, duke u kualifikuar në garën 10 kilometra klasike. Ndonëse ishte keniani i parë që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, ai nuk ishte i pari nga kontinenti i Afrikës. Ai nder i takoi skitarit alpin nga Senegali, Lamine Gueye, që mori pjesë në “Sarajeva 1984” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.