Falë barazimit 1-1 ndaj Moldavisë, Shqipëria siguroi për herë të dytë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një evropiani.
Kuqezinjtë zhvilluan një fushatë kualifikuese fantastike dhe të hënën ndaj Ishujve Faroe në Air Albania kanë shansin e madh që të fitojnë Grupin E.
Festa e të gjithë shqiptarëve ishte e madhe teksa lojtarët dhe trajneri Sylvinho rishkruan historinë. Një nga lojtarët më të dalluar për kuqezinjtë në këtë rrugëtim është Ylber Ramadani. Në intervistën pas ndeshjes për SuperSport, mesfushori u shfaq i veshur me një bluzë në të cilën ishte stampuar portreti i heroit legjendar, Adem Jashari.
Kaq mjaftoi që në mediat serbe të nisë histerizmi i zakonshëm për figurën e Adem Jasharit, ndërsa festën e Ramadanit e cilësuan si skandaloze. /Supersport
-
Ramadani me fanellë të Adem Jasharit: Bëmë krenarë të gjithë shqiptarët
-
Në ndeshjen jubilare me Leccen, Ramadani paraqitet me fanellë të veçantë
-
Ramadani: Luajtëm si të barabartë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës
-
Ramadani synon fitore me Shqipërinë ndaj Italisë
-
Kurti komenton festën e Xhakës: Kur dikush e nderon Adem Jasharin, është mirë për mua