Zuerichu pritet të jetë pa mesfushorin shqiptar, Blerim Xhemaili, në ndeshjen kundër Luzernit në udhëtim të shtunën.
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Zvicrës pritet ta pezullojë Xhemailin 36-vjeçar pas deklaratave “fyese dhe abuzive ndaj gjyqtarëve”.
Xhemaili pas përfundimit të pjesës së parë, u nis drejt zhveshtores dhe shqeu fanellën. Por disa sekonda më vonë, Xhemaili u kthye për të dhënë një deklaratë duke theksuar se gjyqtari i ndeshjes ndaj St. Gallenit “është qesharak”.
“Nëse nuk është faull, atëherë nuk e di se çfarë të bëj. Një faull i lehtë, është gjithmonë faull. Nuk mund të luajmë kundër një gjyqtari gjithmonë”, pati thënë Xhemaili.
Futbollisti i Zuerichut mund ta apelojë vendimin brenda dy ditësh.