Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhemaili i kritikon futbollistët e Zvicrës

Blerim Xhemaili

Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk është në momentin më të mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk di për fitore në tetë ndeshjet e fundit. Ka pesë humbje dhe tri barazime.

Zvicra të premten barazoi 1:1 me Irlandën e Veriut në miqësore. Sonte prej orës 20:45 luan tjetër miqësore me Luksemburgun.

Ish-mesfushori, Blerim Xhemaili, i ka kritikuar futbollistët aktualë të Zvicrës.

Ai në një interviste për “Blick” deklaroi se futbollistët duhet të jenë të vetëdijshëm se cilën fanellë e kanë veshur.

“Lojtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për fanellën që kanë veshur. Të luash një lojë për Zvicrën nuk duhet të merret si e garantuar. Duhet të punosh për të, ishte ndryshe në kohën tonë. Na mungojnë mbrojtësit e krahut, të cilët duhet t’i gjejmë urgjentisht. Nuk mund të presim më 20 gola në sezon nga Breel Embolo”, ka thënë Xhemaili.

Te helvetikët kapiten është Granit Xhaka, por që nuk është i grumbulluar.

38-vjeçari Xhemaili ka zhvilluar 69 ndeshje me Zvicrën. Kontribuoi me 11 gola.

Xhemaili ka luajtur në skuadra të njohura evropiane si Napoli, Galatasaray, Torino, Genoa dhe Bologna.

Karrierës si futbollist i dha fund në qershor të vitit 2023.