Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Blerim Mula, trajner i ri i Vëllaznimit

Blerim Mula është emëruar trajner i ri i skuadrës së Vëllaznimit.

Pas largimit të Ismet Munishit, kuqezinjtë nuk kanë vonuar shumë dhe kanë përzgjedhur Mulën për të drejtuar skuadrën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm pak muaj më parë, Mula ishte angazhuar në krye të akademisë së Vëllaznimit.

Mula do të nisë punën me ndihmësit dhe pjesën tjetër të stafit teknik të cilin e kishte edhe Munishi.

“Pas shkëputjes së bashkëpunimit me marrëveshje me trajnerin Ismet Munishi, kryesia e klubit Vëllaznimi ka emëruar Blerim Mulen udhëheqës të shtabit teknik. Mula do ta udhëheqë skuadrën deri në fund të kampionatit. Bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të jenë ata që ishin edhe të Munishit”, thuhet në njoftimin e klubit./KosovaPress