Barcelona raportohet se po e mendon Laurent Blancun si zëvendësues të Luis Enriques.
Trajneri spanjoll do të largohet nga posti te Barça gjatë kësaj vere, pasi ka pranuar se i duhet pak pushim pas punës në Camp Nou.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoErnesto Valverde është përmendur si trajner i mundshëm, megjithëse 53-vjeçari ka mohuar zërat për një kalim te kampioni spanjoll.
Sipas Catalunya Radio, përfaqësuesit e Blancut dhe Barcelonës janë takuar gjatë kësaj jave për zëvendësimin e mundshëm të Enriques.
Blanc, i cili luajti për Barcelonën gjatë sezonit 1996-97, fitoi 11 trofe si trajner i Paris Saint-Germainit.