Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bightoni befason Unitedin

Manchester Unitedi ka pësuar humbjen e parë këtë sezon, që ia shkaktoi Brightoni në xhiron e dytë të Premier Ligës.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin, duke krijuar epërsi prej dy golash përmes Murrayt dhe Duffyt, transmeton Koha.net.

Unitedi u kundërpërgjigj përmes sulmuesit belg, Romelu Lukaku.

Megjithatë vendasit thelluan epërsinë përmes Grossit, i cili nga pika e bardhë në minutën e 44 çoi rezultatin në 3 me 1.

E krejt çka arriti Unitedi ishte të ngushtonte disavantazhin. Dhe këtë e bëri përmes Pogbas i cili konkretzoi penaltinë në minutën e 90+5.