Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betisi mbetet pa sulmuesin kryesor

Real Betisi ka mbetur pa sulmuesin kryesor deri në fund të këtij viti.

Klubi spanjoll ka njoftuar të hënën se sulmuesi Juanmi do të duhet të pauzojë të paktën për tre muaj shkaku i lëndimit që e pësoi javën e shkuar. Juanmi dëmtoi ligamentet e gjurit në fitoren 2:0 të Betisit ndaj Helsinkit në kuadër të Ligës së Evropës.

Shkaku i lëndimit, Juanmi nuk do të ftohet edhe nga Spanja për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Vitet e fundit, Juanmi ishte njëri prej golashënuesve më të mirë në La Liga, ndërsa te Betisi ishte lojtari kryesor. 29-vjeçari këtë edicion ka shënuar dy gola në katër ndeshje kampionale, ndërsa me Betisin ka kontratë deri në vitin 2024.