Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betisi e Leverkuseni marrin nga një pikë

Real Betisi dhe Bayer Leverkuseni kanë marrë nga një pikë secila. Që të dyja ekipet po luftojnë për të marrë vendin e parë në grup, e që aktualisht mbahet nga të dyjat me nga shtatë pikë pas xhiros së tretë në Ligën e Evropës.

Të enjten, Betisi barazoi me Leverkusenin 1:1. Golat u realizuan në pjesën e dytë. Për vendësit shënoi Borja Iglesias në minutën e 75-të, kurse Robert Andrich i barazoi shifrat tetë minuta para fundit.

Në vendin e tretë në Grupin G është Celticu që ka tri pikë, ndërsa Ferencvaroshi është i fundit pa pikë.