Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besart Berisha s’ka të ndalur, shënon dy herë

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha po vazhdon me formën e lartë në kampionatin australian.

Skuadra e tij Melbourne Victory shënoi fitore të thellë prej 0-3 në udhëtim te Central Coast Mariners, dhe Berisha shënoi dy gola në këtë ndeshje, raporton Koha.net.

Ai shënoi golin e parë në minutën e 25, kure Troisi e dyfishoi epërsinë në minutën e 58.

Kurse Berisha u përkujdes që rezultati përfundimtar i takimit të ishte 0-3, duke shënuar në minutën e 90+1.

Melbourne tani mban vendin e dytë me 39 pikë, kurse Berisha është golashënuesi më i mirë në ligë me 15 gola.


Besart Berisha Goal Central Coast Mariners 0-3... by enteritament