Futbollistët e Prishtinës janë ftohur paksa nga lufta për titull dhe si mundësi më reale për dalje në Evropë, e shohin triumfin në Kupën e Kosovës. Por, as Besa rrugë tjetër nuk ka. Këto dy ekipe do të ndeshen sot në Pejë, në ndeshjen që do të përcaktojë gjysmëfinalistin. Ndeshje të kthimit në këtë fazë nuk ka.
Prishtina udhëton për fitore, por të njëjtën ambicie ka edhe Besa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci, të martën ka deklaruar se bardhekaltrit duan të mbrojnë trofeun që e fituan edicionin e shkuar. Sipas tij, triumfi në garën për kupë është rruga më e shkurtër për të siguruar daljen në Evropë, shkruan sot Koha Ditore.
Leci thotë se Prishtina është shumë e fokusuar në kupën e Kosovës, duke pasur parasysh se në kampionat ka mbetur goxha prapa me lideren, Trepçën '89. Ka plot nëntë pikë më pak, ndërkohë Besa plot 18. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.