Ndeshja në mes të Besës dhe Gjilanit ka përfunduar pa gola, ndërsa Feronikeli ka shënuar fitore 2-0 ndaj Vllaznisë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë, ka sjellë disa raste të mira për të dyja skuadrat, por që asnjëra nuk arriti të gjente golin e fitores
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas këtij barazimi Gjilani vazhdon të mbetet i pamposhtur në këtë sezon, dhe mban vendin e tretë me 20 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve, ndërsa Besa mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 13 pikë.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Mendurim Hoti (7’), Mark Milicaj (31’) dhe Mirlind Demaku(90+5’) i dhuruan fitore të rëndësishme ekipit të Feronikelit në udhëtim te Vllaznia e Pozheranit.
Këto tre pikë të reja e ngrisin Feronikelin në pozitën e tetë me 16 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet e fundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara në këtë sezon.