Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitojnë Besa e Liria, Feronikeli ndan pikët me Vllazninë

Besa dhe Liria kanë arkëtuar pikët e plota në xhiron e 24 të Superligës së Kosovës në futboll, përderisa Feronikeli ka ndarë pikët në udhëtim me Vllazninë.

Liria në udhëtim mundi Flamurtarin, me rezultat 1-2. Skuadra prizrenase me një gol te Elvis Kaja (14’) dhe një gol te Artur Magani (67’), ka marrë tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës. Liria tani ka 41 pikë dhe ngjitët në pozitën e tretë, kurse, Flamurtari mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 15 pikë të tubuara, transmeton KP.

Ndërkohë, Besa e Pejës, një tjetër skuadër që është në zonën e rrezikshme, ka mundur Gjilanin, me rezultat 1-0. Gjeraj (55’) ka realizuar golin e fitores për pejanët, skuadër kjo që tani ka 17 pikë dhe renditet vendin e 10-të.

Një pikë të shpresës e ka arritur edhe Vllaznia që luajti pa gola me Feronikelin.

Vala Superliga / Java e 24-të

Edhe Feronikeli fiton me rikthim ndaj Besës Sport Feronikeli fiton me rikthim ndaj Besës

Rezultatet e kësaj jave janë:

Vëllaznimi-Drita 0-1

Besa-Gjilani 1-0

Flamurtari-Liria 1-2

Vllaznia-Feronikeli 0-0

Dje

Llapi-Trepça ’89 3-3

Drenica-Prishtina 1-0

Tabela e Superligës:

1.Drita 44

Edhe Drita barazon me Drenicën, Besa mposht Feronikelin Sport Drita barazon me Drenicën, Besa mposht Feronikelin

2.Prishtina 43

3.Liria 41

4.Llapi 38

5.Feronikeli 38

6.Trepça ’89 36

7.Gjilani 36

8.Drenica 36

9.Vëllaznimi 31

10.Besa 17

Edhe Drita, Feronikeli e Gjilani arkëtojnë pikët e plota Sport Drita, Feronikeli e Gjilani arkëtojnë pikët e plota

11.Flamurtari 15

12.Vllaznia 13